VIDEO/ Skandal, administratori i Kastriotit godet me shpullë gjyqtarin

VIDEO/ Skandal, administratori i Kastriotit godet me shpullë gjyqtarin

16:15, 19/09/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Parë, mes Kastriotit dhe Egnatias, e luajtur këtë fundjavë.

Në videon e publikuar nga “Procesi Sportiv”, dallohet që administratori i Kastriotit, Gazmend Vogli, ka goditur me shpullë gjyqtarin e katërt.

Momenti i përplasjes së Voglit me arbitrin është pas golit të barazimit 2-2, ndërsa klubi i Egnatias u ankua për gjykimin në ndeshjen me Kastriotin.

Një veprim i tillë sigurisht që është i dënueshëm dhe mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Disiplinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco