Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Reagimi i Ronaldos në rrjetet sociale pas barazimit me Atletico Madridin

FOTO/ Reagimi i Ronaldos në rrjetet sociale pas barazimit me Atletico Madridin

15:35, 19/09/2019

Juventusi dështoi të fitojë kundër Atleticos ditën e djeshme, edhe pse ishte në avantazhin e dy golave.

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola, pjesa e dytë nisi më mirë për bardhezinjtë, të cilët arritën të shënojnë dy herë, me Kuadradon në minutën e 48’ dhe Matuidi në minutën e 65’.

Por, pavarësisht kësaj “Zonja e Vjetër nuk ia doli ta ruajë këtë avantazh, pasi skuadra e drejtuar nga Simeone ia doli të barazojë shifrat falë golave të Saviç në minutën e 70’, dhe Herrerës në minutën e 90-të.

Kjo nuk la një shije të mirë në kampin bardhezi të cilët ishin shumë afër marrjes së tre pikëshit, por iu iku nga duart në minutat e fundit të ndeshjes.

Për këtë ka reaguar edhe lojtari më i mirë te Juventusi, Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka postuar një foto nga ndeshja e djeshme, teksa e shoqëron me shkrimin: “Ne do të punojmë shumë për të arritur objektivat tona”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco