‘Topi i Artë’ vjen këtë vit me risi, çmim special edhe për portierin më të mirë

‘Topi i Artë’ vjen këtë vit me risi, çmim special edhe për portierin më të mirë

14:02, 19/09/2019

Revista franceze, “France Football”, që akordon çdo vit edhe çmimin e “Topit të Artë” për futbollistin më të mirë të vitit, ka vendosur që këtë edicion të ketë edhe një risi.

Pas krijimit të “Topit të Artë” për femra, dhe të trofeut “Kopa”, për lojtarin më të mirë U-21, këtë vit do të jepet edhe “Topi i Artë” për portierin më të mirë.

Trofeu i cili do të quhet “Jashin”, në nder të portierit të vetëm që e ka fituar “Topin e Artë”, rusit Lev Jashin në vitin 1963, do të akordohet tashmë nga e njëjta juri specialistësh, që jep edhe trofeun e “Topit të Artë” për lojtarin më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco