Tragjike/ Vritet futbollisti 32-vjeçar

Tragjike/ Vritet futbollisti 32-vjeçar

13:28, 19/09/2019

Ish-mbrojtësi i djathtë i Volendamit në kampionatin holandez të futbollit, Kelvin Maynard, është vrarë me armë zjarri të mërkurën mbrëma në Amsterdam.

Policia holandeze e ka konfirmuar ditën e sotme vdekjen e 32-vjeçarit.

Mediat në Holandë thonë se dëshmitarët e rastit pohojnë t’i kenë parë dy persona në një skuter duke kryer sulmin, ndërsa Maynardin duke tentuar të fshihet afër një stacioni të zjarrfikësve.

Makina e Maynard u ndal pranë stacionit të zjarrfikësve dhe lojtari nuk doli nga ajo.

Përkundër përpjekjeve të njerëzve në vendin e ngjarjes për ta shpëtuar atë, Maynard nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.

“Ne konfirmojmë se viktima e të shtënave me armë në Langbroekdreef mbrëmjen e së mërkurës ishte 32-vjeçari Kelvin Maynard. Hetimi për vrasjen e tij vazhdon”, thuhet në njoftimin e policisë holandeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco