Serie A/ Caktohet gjyqtari i derbit Milan-Inter

Serie A/ Caktohet gjyqtari i derbit Milan-Inter

12:35, 19/09/2019

Shoqata Italiane e Arbitrave ka publikuar ditën e sotme emrat e arbitrave që do të vënë drejtësi në javën e katërt të Serisë A.

Takimi i shumëpritur, është derbi i Milanos, mes Milanit dhe Interit, që do luhet të shtunën në mbrëmje.

Ky takim i është besuar 41-vjeçarit Daniele Doveri.

Federiko La Pena do të arbitrojë Juventusin që pret në shtëpi Veronën, ndërsa një sfidë e fortë paraqitet edhe ajo mes Atalantës dhe Fiorentinës, që i është besuar Orsatos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco