FOTO/ Renditja e re e FIFA-s, ndryshime në 10 vendet e para

FOTO/ Renditja e re e FIFA-s, ndryshime në 10 vendet e para

12:22, 19/09/2019

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve, ku ka pasur ndryshime të mëdha në tabelë.

Nga renditja e muajit gusht nuk ka asnjë ndryshim në dhjetë vendet e para, por Franca ka zëvendësuar Brazilin në vendin e dytë, duke qenë tashmë pas Belgjikës kryesuese.

Ndërkaq, ish-kampioni i botës dhe Evropës, Spanja, është ngritur në vendin e shtatë.

Kolumbia dhe Uruguai janë tre Kombëtaret nga Amerika e Jugut që ndodhen në listën e dhjetë shteteve të para, teksa aty përfshihen edhe Anglia, Kroacia dhe Portugalia.

Zvicra e shqiptarëve ka mbetur në vendin e 11-të, ndërsa Italia dhe Gjermania ndajnë vendet 15 dhe 16.

Shqipëria ndodhet në vend të 64-t, ndërsa Kosova në të 119-in.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco