Migjen Basha firmos në Australi, te klubi i ri e shohin si lider

Migjen Basha firmos në Australi, te klubi i ri e shohin si lider

11:31, 19/09/2019

Migjen Basha më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij. Pas largimit nga Arisi në Greqi, mediat e lidhnin me një kalim të mundshëm te Tirana, por ish-mesfushori i Kombëtares kishte ofertë edhe nga Australia, nga klubi i Melburn Viktori.

Dhe ditën e sotme, janë pikërisht australianët që kanë zyrtarizuar Bashën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi australian prezanton nënshkrimin e kontratës me Bashën për dy vite.

Trajneri i ekipit, Marko Kurz, u shpreh mjaft i kënaqur që një lojtar me eksperiencë i bashkohet grupit të tij.

“Jam i lumtur që na shtohet edhe një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare. Duke parë që ka luajtur në nivele të larta, besoj se do jetë një lider në grup”, deklaroi trajneri i Melburn.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco