FOTO/ Renditja e re e FIFA-s, ja çfarë ka ndodhur me Shqipërinë dhe Kosovën

FOTO/ Renditja e re e FIFA-s, ja çfarë ka ndodhur me Shqipërinë dhe Kosovën

10:44, 19/09/2019

FIFA ka publikuar ditën e sotme, renditjen e re për ekipet kombëtare, pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë fillimit të shtator.

Shqipëria gjendet në vendin e 64-t, me 1372 pikë, 10 më shumë se sa kishte në renditjen e kaluar, ndërkohë pozicioni mbetet i njëjtë, duke mos ndryshuar asnjë vend.

Image

Paraqitjet mjaft të mira për Kosovën, duket se janë shpërblyer, dhe “dardanët” janë ngjitur një pozicion më sipër, dhe tani e shohin veten në vendin e 119-të të renditjes botërore, një pozicion rekord ky për Kosovën.

Ekipi që drejtohet nga Challandes tani numëron 1164 pikë, nga 1149 që numëronte në renditjen paraardhëse.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco