Tension te Juventusi pas barazimit me Atleticon, Bonucci shuan ‘sherrin’ mes lojtarëve

Tension te Juventusi pas barazimit me Atleticon, Bonucci shuan ‘sherrin’ mes lojtarëve

10:10, 19/09/2019

Në Madrid ndaj Atleticos mbrëmjen e djeshme, sigurisht që nuk ishte një ndeshje e lehtë për Juventusin.

“Zonja e Vjetër” po fitonte me dy gola, por Savic dhe Herrera barazuan shifrat dhe i hoqën 3 pikë nga duart.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, në një nga daljet e fushës, pati edhe tensione mes vetë lojtarëve të Juves.

Ishte Kuadrado, që akuzohej nga shokët e skuadrës si përgjegjës për një nga golat e pësuar.

Ata që gjendeshin aty pranë, e panë skenën, por i menjëhershëm ishte reagimi i Leonardo Bonuccit.

Mbrojtësi u fut për të sheshuar gjithçka, dhe i ftoi shokët e skuadrës që të futeshin në ambientet e brendshme të stadiumit.

Më tej, vetë Bonucci tha dy fjalë për rastin në fjalë. “Kjo gjë që ndodhi, tregon urinë që kishim për fitore. Donim të dilnim me 3 pikë nga kjo fushë, por këto gjëra zgjidhen më mirë në shtëpi, mes familjes. Duhet të marrim një qëndrim, dhe të jemi më të kujdesshëm. Të mësojmë nga ky barazim dhe ta bëjmë këtë ekip të pakalueshëm në të ardhmen”, deklaroi Bonucci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco