Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘ValverdeOut’/ Tifozët e Barcelonës kërkojnë largimin e trajnerit

‘ValverdeOut’/ Tifozët e Barcelonës kërkojnë largimin e trajnerit

08:41, 19/09/2019

Tifozët kërkojnë largimin e Valverdes, nismës i bashkohet edhe Frenki De Jong

Barcelona dështoi të fitojë kundër Dortmundit, në një ndeshje që rrezikuan ta humbnin për shkak të rasteve të shumta të skuadrës gjermane.

Kjo ka sjellë irritimin tek tifozët katalanas, të cilët prej kohësh kërkojnë largimin e trajnerit të tyre, Ernesto Valverde.

Madje tifozët kanë marrë një nismë, teksa kanë “bombarduar” rrjetet sociale me hashtagun #ValverdeOut.

Trajneri nuk e ka mbështetjen e tifozëve, të cilët pas zhgënjimeve kundër Romës dhe Liverpoolit, nuk duan përsëri zhgënjime në Ligën e Kampionëve.

Nismës së tifozëve duket se i është bashkuar edhe blerja e kësaj vere te Barcelona, Frenki De Jong.

Mesfushori holandez, kishte disa mos marrëveshje taktike me trajnerin në fillim të sezonit, të cilat mendohet se tashmë janë kaluar.

22-vjeçari ka pëlqyer një koment me hashtagun #ValverdeOut në rrjetin social “Instgram”, pëlqim të cilin e ka hequr përsëri më vonë.

Ndonëse pëlqimi i komentit është hequr përsëri nga lojtari, ai ka filluar të bëjë xhiron e rrjetit, edhe pse mund të jetë bërë pa dashje nga futbollisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco