Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Nga 0-2 në 2-2, Sarri tregon ku gaboi Juventusi në Madrid

Nga 0-2 në 2-2, Sarri tregon ku gaboi Juventusi në Madrid

08:27, 19/09/2019

Mauricio Sarri shpreh keqardhjen që doli vetëm me 1 pikë nga transferta me Atleticon e Madridit.

Edhe pse pranon se Juventusi i tij bëri një ndeshje të vërtetë mbrëmjen e djeshme, Sarri shprehet se ekipi i tij duhet të jetë më i përqendruar gjatë ndeshjes.

Luajtëm një ndeshje të vërtetë. Treguam rritje nga paraqitja e fundit në Firence, në një fushë të vështirë si ajo e Atleticos. Na u duk sikur e morëm fitoren, por sa keq që nuk e mbajtëm. Për një kohë të gjatë Juvja nuk ka shënuar dot në këtë stadium. Mund të shënonim edhe të tretin, por paguam çmimin në situata që mund t’i shënonim. Është për të ardhur keq. Duhet të përmirësohemi në agresivitet dhe përqendrim. Një gol nga goditja e këndit mund të shënohet nga një ekip me cilësi si Atletico, por goli i parë ishte totalisht i evitueshëm”, deklaroi Sarri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco