Seksi me Georginën apo supergoli ndaj Juves? Ronaldo bën këtë zgjedhje!

Seksi me Georginën apo supergoli ndaj Juves? Ronaldo bën këtë zgjedhje!

18:27, 18/09/2019

Intervista e Cristiano Ronaldos për gazetarin Piers Morgan vazhdon të bëjë bujë në mediat ndërkombëtare.

Pas lotëve live për të atin i cili u nda nga jeta para kohe dhe nuk ka arritur të shikojë pothuajse asgjë nga sukseset që ka arritur djali i tij në karrierë, tek goli më bukur që ka realizuar ndonjëherë dhe marrëdhëniet intime me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez.

I pyetur nga Piers Morgan se cili ka qenë goli i tij më i bukur në karrierë, Ronaldo ka zgjedhur atë me roveshatë ndaj Juventusit në Champions League.

Më tej gazetari e ngacmuar CR7-ën se nëse goli i realizuar në portën e Buffonit është më i bukur se eksperiencat në shtrat me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez duke ngacmuar disi portugezin, por Ronaldo është i vendosur në përgjigjen e tij.

“Jo, Jo nuk mund të krahasohet me Georginen time”, ka thënë Ronaldo për “Goal”.

“Jam munduar ta shënoj këtë gol për shumë, shumë vite. Unë kisha shënuar gati 700 gola të çuditshëm por nuk e kisha bërë këtë. Më në fund shënova një super gol me roveshatë, duke kërcyer bukur“, vijoi ai.

“Mënyra si e ralizova atë supergol ishte fantastike", tha ai.

 

Juventusi këtë sezon do të shpresojnë të triumfojë në Champions League.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco