Nuk është Mbappe, Xavi befason të gjithë: Ky do të bëhet lojtari më i mirë në botë!

Nuk është Mbappe, Xavi befason të gjithë: Ky do të bëhet lojtari më i mirë në botë!

16:26, 18/09/2019

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka thënë se ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling në të ardhmen do të zëvendësojë Messin dhe Ronaldon duke u bërë lojtari më i mirë në botë.

“Messi dhe Ronaldo për shumë vite kanë dominuar çmimet e lojtarëve më të mirë në botë, është e vështirë të kujtosh kohën para tyre...”, ka thënë fillimisht Xavi për tabloidin brotanik “The Mirror”.

“Messi është më i miri për mua dhe edhe pse të dy lojtarët akoma janë duke luajtur në një nivel shumë të lartë por do të vijë dita që dikush tjetër do t’i zëvendësojë”.

Xavi e sheh Sterlingun si pasues të Messit dhe Ronaldos.

“Ju shikoni lojtarët e rinj që mund të kurorëzohen në të ardhmen si më të mirët në botë dhe ju ende mendoni për Neymar, Mbappe, apo Salah...”.

“Në këtë garë unë e shoh një favorit, Raheem Sterling. Është talent që mund të zëvendësojë Ronaldo dhe Messin”, përfundoi legjenda e Barcelonës.

Sulmuesi britanik është zhvilluar shumë, pasi nën urdhrat e Pep Guardiolës ai është duke u shndërruar në një lojtar të klasit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco