Godin krahason Interin me Atleticon e Madridit kur fitoi La Ligën

Godin krahason Interin me Atleticon e Madridit kur fitoi La Ligën

14:57, 18/09/2019

“Shoh shumë gjëra tek ky Inter që më kujtojnë Atleticon e sezonit 2013-2014”.

Diego Roberto Godin nuk ka dyshime, zikaltrit i kujtojnë ish-skuadrën e tij që për periudhën për të cilën flet, Los Colchoneros, fituan titullin kampion në La Liga.

Interi sipas mbrojtësit ngjason në shumë aspekte me klubin spanjoll, për shpirtin e garës, dëshirës për të qenë të bashkuar, për të punuar dhe për të bërë sa më mirë.

“Interi dhe Atletico kanë shumë të përbashkëta. Mënyra sesi i përjetojnë ndeshjet. Të gjithë lojtarët në fushën e blertë japin maksimumin e tyre. Të pasurit një trajner që beson në forcën e ideve, për një lojtar është shumë e rëndësishme. Duhet të bëjmë njësoj siç bëri Atletico, t’i marrim ndeshjet një e nga një”, tha Godin.

Hapi i radhës do të jetë derbi i Madoninës, një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Godin shprehet se kundër Milanit, zikaltërit nuk duhet të zhgënjejnë tifozët.

“Derbin e kam ndjekur nga televizori disa herë. Personalisht e di mirë sesi luhet një sfidë e tillë. E rëndësishme është që të mos zhgënjejmë tifozët. Një skuadër ka nevojë për ta, për shtysën që të japin. Përtej projekteve që kanë drejtuesit e klubit, tifozët janë shumë të rëndësishëm. Ndaj kundër Milanit duhet të japim maksimumin për të mos i zhgënjyer”, përfundoi uruguaiani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco