Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Maldini zbulon prapaskenën: Lozano ishte afër transferimit te Milani

Maldini zbulon prapaskenën: Lozano ishte afër transferimit te Milani

13:35, 18/09/2019

Hirving Lozano kompletoi kalimin e tij te Napoli në fund të merkatos, teksa u largua nga holandezët e PSV-së pas 3 sezonesh.

Megjithatë karriera e sulmuesit meksikan mund të kishte marrë një drejtim tjetër, para se të kalonte te Napoli.

Paolo Maldini ka zbuluar se Milani ishte i interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit, por më pas hoqi dorë për shkak se nuk mund të përshtatej me skemën e trajnerit.

“Ne e kishim ndjekur atë dhe ishim gati ta merrnim në skuadrën tonë. Madje biseduam edhe me agjentin e tij, por në fund kishte një problem në lidhje me pozicionin e tij në fushë. Sezonin e kaluar në luajtëm me skemën 4-3-3, e cila është skema e përsosur për Lozanon, por tani trajneri i ri përdor një skemë tjetër dhe lojtari nuk mund të luajë në këtë skemë. Meksikani ishte një opsion gjatë verës, por ai mori vendimin të shkojë në një klub tjetër të madh siç është Napoli. Ancelotti i cili është një maestro, do ta ndihmojë atë të luajë në pozicionin e tij natyral dhe më të mirë”, u shpreh Maldini.

Lozano debutoi me Napolin në ndeshjen kundër Juventusit, teksa zëvendësoi Insinjen në pjesën e dytë, duke treguar një paraqitje shumë të mirë ku shënoi edhe një gol.

Gjithashtu ai u aktivizua nga minuta e parë edhe në fundjavë në ndeshjen e fituar 2-0 me Sampdorian, po ashtu titullar edhe ditën e djeshme kundër Liverpulit, të cilën e fituan me të njëjtin rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco