Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Atletico Madrid-Juventus, sfida për të mos u humbur e Grupit D

Atletico Madrid-Juventus, sfida për të mos u humbur e Grupit D

13:24, 18/09/2019

Grupi D i Ligës së Kampionëve ka rezervuar një përballje e cila në sezonin e kaluar prodhoi shumë spektakël.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Juventusit, teksa bardhezinjtë falë një Ronaldo të inspiruar përmbysën në Itali disfatën 2-0 të pësuar në Spanjë.

Historia duket se do të vazhdojë edhe këtë vit, ndërsa përballja e parë do të jetë mbrëmjen e sotme në Madrid.

Megjithatë, edhe në transfertë statistikat tregojnë se torinezët dinë të fitojë.

Saktësisht kanë triumfuar në 5 nga 8 përballjet e fundit në Champions.

Por, bardhezinjtë e ndryshuar këtë sezon nga Sarri, duhet të llogarisin mungesën e një titullari të rëndësishëm si Duglas Kosta.

Ndërkohë, në kampin e Atleticos, Morata nuk do jetë i gatshëm, por kujdes duhet pasur nga talenti Joao Felix.

Ndeshja tjetër e grupit është ajo mes Bajer Leverkusen dhe Lokomotivës së Moskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco