Migjen Basha drejt Australisë, ja skuadra ku pritet të transferohet mesfushori

Migjen Basha drejt Australisë, ja skuadra ku pritet të transferohet mesfushori

11:44, 18/09/2019

Vetëm disa javë pasi komunikoi lamtumirën e tij nga Kombëtarja shqiptare, Migjen Basha konfirmoi edhe largimin nga Arisi i Selanikut.

Mesfushori shqiptar edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën greke, ditën e martë zyrtarizoi prishjen me konsensus të marrëveshjes, duke u shndërruar në një lojtar të lirë në treg.

Sipas mediave të huaja, ish-mesfushori i Torinos do të transferohet te Melbourne Victory në kampionatin australian.

Fakti që 33-vjeçari është shumë pranë transferimit në një kontinent të largët si Australia, ka ndikuar edhe në zgjedhjen e tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pasi udhëtimet Australi-Shqipëri do t’i merrnin shumë kohë dhe do të rezultonin shumë të lodhshme për Migjen Bashën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco