Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

PSG-Real Madrid/ Fakte, analizë dhe parashikimi i supersfidës së Championsit

PSG-Real Madrid/ Fakte, analizë dhe parashikimi i supersfidës së Championsit

11:31, 18/09/2019

Paris Saint-Germain do të presë në shtëpi Real Madridin, në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin A në Ligën e Kampioneve.

PSG do të jetë pa Neymar, Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe në ndeshjen e sotme ndaj Real Madridit.

Dy të fundit janë të lënduar, ndërsa Neymar është i pezulluar nga sezoni i kaluar.

Eric Maxim Choupo-Moting ka befasuar shumë me performancat e tij këtë sezon dhe do të shpresojë që të shpërblehet si titullar kundër Realit, por edhe Mauro Icardi është gjithashtu në dispozicion.

Thomas Tuchel gjithashtu do të jetë pa Julian Draxler, Thilo Kehrer dhe Colin Dagba në mesfushë duke lënë skuadrën vendase pa mundësi në gjithë fushën.

Keylor Navas u largua nga Reali për t’u bashkuar me PSG-në në fillim të muajit dhe do të përballet me ish-klubin e tij në vetëm ndeshjen e tij të dytë me francezët.

Nisur nga rrethanat, Tuchel mund ta shtyjë Marquinhos në mesfushë. Presnel Kimpembe do të fillonte si qendërmbrojtës. Ander Herrera sapo është rikthyer nga lëndimi dhe Idrissa Gueye pritet të luajë titullar.

Te Real Madridi, Thibaut Courtois do të shpresojë të shuajë konkurrencën nga nënshkrimi i verës Alphonse Areola për të filluar në portë, por Reali ka qenë i njohur për rotacionin e portierëve në garat e ndryshme në 12 muajt e fundit.

Me Isco dhe Luka Modric të lënduar, James Rodriguez duhet të ishte i sigurt si titullar në formacionin e Zinedine Zidane të mërkurën në mbrëmje.

Eden Hazard bëri debutimin e tij  në fundjavë si zëvendësues dhe do të shtyjë të bëjë debutimin e tij të plotë këtu ndaj PSG. Gareth Bale do të rreshtohet në krahun e kundërt.

Nacho dhe Sergio Ramos vazhdojnë me pezullimet nga edicioni i sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, për të lënë Zidane me pak opsione në qendër të mbrojtjes.

Nënshkrimi veror Eder Militao mund të hidhet nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Fakte

Real Madridi ka pasur mbi 2.5 gola të shënuara në 31 nga 34 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

PSG ka pasur mbi 2.5 gola të shënuar në 21 nga 23 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Tri ndeshjet e fundit e fundit mes PSG-së dhe Realit kanë prodhuar më shumë se tri gola.

Analizë

Sipas “Telegraf.com”, të dy skuadrat kanë humbur lojtarët kryesorë përpara takimit të sotëm, por PSG padyshim që preket më shumë.

Kampionët e Ligue 1 kanë mungesa të mëdha në sulm me ??Neymar, Mbappe dhe Cavani të gjithë të padisponueshëm.

Asnjëra nga skuadrat nuk ka qenë tepër bindëse në javët e para të sezonit 2019/20, por kjo do të ishte një mundësi e madhe e humbur për Realin nëse nuk e mposhtë PSG-në sot.

Zidane është pa disa nga titullarët e tij, por ata ende kanë një ekip më të mirë në letër dhe kanë historinë e kësaj gare pas tyre.

Parashikimi

PSG 1-2 Real Madrid

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco