Ish-lojtari i Realit: Barcelona dhe Interi duhet ta kenë frikë Dortmund-in

Ish-lojtari i Realit: Barcelona dhe Interi duhet ta kenë frikë Dortmund-in

19:06, 17/09/2019

Achraf Hakimi ka paralajmëruar Barcelonën dhe Interin se duhet të kenë frikën nga Borussia Dortmund.

Mbrojtësi i krahut të djathtë foli për të përditshmes spanjolle “MARCA”, para ndeshjes së Dortmundit kundër Barcelonës në Champions League.

I pyetur për “Grupin e vdekjes”, ish-lojtari i Realit e pranoi se do të jetë shumë e vështirë, por paralajmëroi se Dortmundi është këtu për të “luftuar”.

“Dortmundi do të përballet me ekipe të mëdha, por edhe ne jemi vetvetja dhe mendoj se klubet e tjera (Barça-Inter) duhet të na kenë frikë. Ne po luajmë mirë dhe po kalojmë një periudhë shumë të mirë. Nuk e di nëse ky është grupi i vdekjes, por ne e dimë se është grup i vështirë dhe na duhet ta luftojmë për ta kaluar atë”, tha Hakimi që tashmë luan me fanellën e Dortmundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco