Zbulohet plani i Valverdes për Messin ndaj Dortmund në Champions

Zbulohet plani i Valverdes për Messin ndaj Dortmund në Champions

18:22, 17/09/2019

Sot në orën 21:00 Dortmundi do të presë në “Signal Iduna Park” Barcelonën në ndeshjen hapëse për sezonin e ri në Champions League.

Ernesto Valverde nuk mund të rrezikojë Lionel Messin si titullar por mund t’i japë disa minuta gjatë pjesës së dytë.

Argjentinasi po kthehet nga lëndimi që e ka penguar atë të debutojë në sezonin 2019/20, dhe Valverde sot pritet ta pozicionojë atë në stolin rezervë.

Mendohet se ai mund të luajë 30 minuta, por gjithçka varet nga mënyra se si po shkon ndeshja pasi Valverde nuk dëshiron të rrezikojë me ndonjë gjë të panevojshme.

Messi u kthye në stërvitje të dielën dhe është ndier mirë duke u stërvitur me kohë të plotë me grupin e Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco