22 shtetet që nuk janë përfaqësuar asnjëherë në fazën e grupeve të Champions Leagues

22 shtetet që nuk janë përfaqësuar asnjëherë në fazën e grupeve të Champions Leagues

17:34, 17/09/2019

Sot në mbrëmje do të startojë kompeticioni më i rëndësishëm evropian në rang klubesh, UEFA Champions League.

30 klube janë të ndara në 8 grupe ku Anglia, Gjermania, Spanja dhe Italia i kanë nga katër ekipe secila, duke përbërë gjysmën e klubeve pjesëmarrëse, gjithsej 16.

Zakonisht edhe fituesi vjen prej këtyre vendeve, siç ka ndodhur në 15 vitet e fundit.

I fundit që nuk vjen nga katër kampionatet e mëdha është Porto, kur e fitoi në vitin 2003/2004.

Ndërsa janë plot 22 shtete nga Europa që asnjëherë nuk kanë arritur të dërgojnë të paktën një klub në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke e dëshmuar edhe njëherë, diferencën e madhe mes pjesëmarrësve.

Në këtë listë është Shqipëria edhe Kosova.

22 vendet janë: Shqipëria, Andorra, Armenia, Bosnja & Hercegovina, Estonia, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Gjibraltari, Islanda, Kosova, Latvia, Lihtenshtein, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Irlanda e Veriut, Maqedonia e Veriut,  Republika e Irlandës, San Marino, Uells.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco