ZYRTARE: Ndryshon stadiumi dhe orari në super përballjen, Kukësi - Tirana!

ZYRTARE: Ndryshon stadiumi dhe orari në super përballjen, Kukësi - Tirana!

17:02, 17/09/2019

Kështu kryendeshja e javës, Kukësi-Tirana është zhvendosur në “Elbasan Arena”, sipas një njoftimi të klubit verilindor në faqen zyrtare.

Drejtuesit e klubit verilindor në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, kanë vendosur që këtë ndeshje mjaft të rëndësishme ta zhvendosin në Elbasan, pasi në stadiumin e Kamzës po punohet për të arritur standardet optimale.

Ndryshe nga sa ishte planifikuar, përballja mes skuadrës nënkampione dhe asaj kryeqytetase do të zhvillohet në orën 19:00, pasi temperaturat parashikohen të jenë mjaft të larta.

 

Njoftimi zyrtar i Kukësit:

Ndeshja e Javës së Pestë për Kategorinë Superiore, FK Kukësi – KF Tirana, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Drejtuesit e Klubit tonë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, kanë vendosur që këtë ndeshje mjaft të rëndësishme ta zhvendosin në Elbasan, pasi në stadiumin e Kamzës po punohet për të arritur standardet optimale.

Ndryshe nga sa ishte planifikuar, përballja mes skuadrës nënkampione dhe asaj kryeqytetase do të zhvillohet në orën 19:00, pasi temperaturat parashikohen të jenë mjaft të larta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco