CAS zvogëlon dënimin për Neymar

CAS zvogëlon dënimin për Neymar

15:51, 17/09/2019

Lajm i mirë për Neymar dhe skuadrën e Paris Saint-Germain. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur që t’ia zvogëlojë dënimin sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, në Ligën e Kampionëve nga tri në dy ndeshje pezullim.

Ylli brazilian do të mungojë në ndeshjen kundër Real Madridit, si dhe në ndeshjen e 1 tetorit kundër Galatasarayt, në kuadër të Grupit A.

UEFA kishte vendosur ta dënojë Neymarin me tri ndeshje pezullim, pasi ai ofendoi gjyqtarët pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve kundër Manchester Unitedit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco