Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Kundërshtoi zëvendësimin, Milani pritet të ndëshkojë Paquetën

Kundërshtoi zëvendësimin, Milani pritet të ndëshkojë Paquetën

15:05, 17/09/2019

Edhe pse në ndeshjen e fundit Milani triumfoi ndaj Veronës duke marrë suksesin e dytë radhazi në kampionat, situata nuk ishte e qetë.

Pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri Giampaolo vendosi të zëvendësojë Paquetën, një veprim i cili nuk u prit mirë nga fantazisti brazilian.

Mirëpo, pas ndeshjes trajneri Giampaolo u mundua ta shpjegonte vendimin, duke u shprehur se lojtari brenda fushës ka një sjellje shumë braziliane.

Ndërkohë, nga ana tjetër, nëpërmjet rrjeteve sociale, Paqueta iu kundërpërgjigj teknikut italian, teksa postoi në foto me komentin “krenar të jem brazilian”.

Kështu, në këtë mes Milani ka vendosur të ndërhyjë, për të mos acaruar situatën, e cila më pas mund të agravojë në një prishje të marrëdhënieve brenda grupit të futbollistëve me trajnerin.

Në këtë formë, Paqueta rrezikon një gjobë nga drejtuesit e Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco