Drejtori i Werder Bremen jep lajmin për rikthimin e Milot Rashicës nga dëmtimi

Drejtori i Werder Bremen jep lajmin për rikthimin e Milot Rashicës nga dëmtimi

14:40, 17/09/2019

Milot Rashica është në prag të rikuperimit të plotë nga dëmtimi. Pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit të Werder Bremenit për shkak dëmtimi, Milot Rashica do të kthehet në fushën e lojës të shtunën, për ndeshjen kundër Leipzigut.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.

Rashica mungoi në periudhën e fundit te skuadra nga Bundesliga, përfshirë edhe dy ndeshjet e fundit të Kosovës ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, por ai do të kthehet në skuadër për ndeshjen e fundjavës.

“Miloti (Rashica) duket mirë. Ai duhet të jetë sërish në skuadër për ndeshjen në shtëpi kundër Leipzigut”, tha Frank Baumann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco