FOTO/ Zidane shpall listën e Realit për superduelin me PSG-në

FOTO/ Zidane shpall listën e Realit për superduelin me PSG-në

13:21, 17/09/2019

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të zgjedhur nga trajneri Zinedine Zidane për ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, në të cilën madrilenët do të përballen me Paris Saint-Germainin në “Parc des Princes”.

Shumica e emrave në listën e publikuar nga Real Madridi ishin pritur, megjithatë për disa prej tyre kishte pasur dyshime.

Braziliani Rodrygo Goes është pjesë e kësaj skuadre, ndërsa Mariano dhe Brahim kanë mbetur jashtë kësaj skuadre.

Kapiteni Sergio Ramosi dhe mbrojtësi tjetër, Nacho, janë të pezulluar për këtë ndeshje, që do të thotë se Eder Miliato mund të jetë titullar në vijën e mbrojtjes, përkrah Raphael Varanes.

Edhe lojtari tjetër i transferuar gjatë merkatos së verës, Ferland Mendy, pritet të jetë titullar në këtë ndeshje, pasi Marcelo ka mbetur jashtë skuadrës për shkak dëmtimi.

Ndeshja e shumëpritur Paris Saint-Germain-Real Madrid do të luhet të mërkurën, 18 shtator, në orën 21:00.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco