Mbappe te Real Madridi, do shitet më shtrenjtë se Neymar

Mbappe te Real Madridi, do shitet më shtrenjtë se Neymar

13:03, 17/09/2019

Real Madridi këtë verë tentoi të transferonte Neymarin nga Paris Saint-Germiani, por këta të fundit kërkuar më shumë seç duhej.

Los Blancos thuhet se kanë hequr dorë nga transferimi i brazilianit problematik, mirëpo nuk do ta largojnë presionin ndaj skuadrës franceze.

Sipas "Diario dhe AS", madrilenët tani po tentojnë transferimin e Kylian Mbappe, teksa janë të gatshëm të thyejnë rekordin e transferimeve që mbahet nga Neymari, i cili u ble në verën e 2017 për 222 milion euro nga Barcelona.

Mbappe pritet të vendosë një rekord të ri në tregun e transferimeve, pasi Real Madrid është i gatshëm ti ofrojë PSG-së 225 milionë euro, plus 50 milionë të tjera në formë bonusesh.

Talenti francez gjithashtu do të jetë lojtari më i paguar në botë, teksa në Madrid do të përfitojë 35 milionë euro kesh në sezon, plus pesë milionë të tjera nga forma që do të tregojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco