Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Leonardo: Neymar është pasuri e PSG-së

Leonardo: Neymar është pasuri e PSG-së

12:11, 17/09/2019

Leonardo dhe Neymar drejt shtrëngimit të duarve për të harruar pas përplasjet e muajve të fundit.

Drejtuesi i lartë i PSG, në një intervistë për RMC sport, la të kuptohet se është gati të hedhë pas krahëve gjithçka ka ndodhur. Ai e konsideron bashkëkombësin e tij pasuri të klubit.

Pas gjithçkaje ndodhi në të shkuarën, shkoi në Brazil dhe luajti një ndeshje të mirë. Pra, është kthyer në stërvitje dhe ka patur një sjellje të mirë. Luajti shumë mirë kundër Strasbourgut, duke hyrë në fushë pa brohoritjet e tifozëve. Më pas e mbylli me një gol spektakolar, i denjë për Hollivudin. Tani është te PSG dhe mendon për PSG. Nuk mund të themi se gjithçka shkoi siç e prisnim, as që gjithçka është zgjidhur, por po e tregon veten profesionist. Edhe në mënyrën e komunikimin, djali është treguar korrekt. Neymar është pasuri e skuadrës, nuk është djalë i keq”, deklaroi Leonardo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco