Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Moratti e sheh Interin për titull: Janë hedhur bazat

Moratti e sheh Interin për titull: Janë hedhur bazat

09:50, 17/09/2019

Ta largosh Massimo Morattin nga Interi është mision i pamundur.

Përkundrazi, darka me Zhang Jindong dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të klubit në prag të ndeshjes me Slavia Pragën në Champions tregon se ish-pronari i Interit është ende shumë i lidhur me ngjyrat zikaltër, aq sa kur pyetet nëse ka dëshirë të rikthehet.

“Ata janë shumë të sjellshëm, më informojnë për gjithçka”, pohon ish-presidenti i zikaltërve.

Ndoshta nuk është dakord me mënyrën sesi u menaxhua çështja “Icardi”, por marrëdhëniet janë shumë të mira dhe Moratti vijon të jetë tifozi i parë.

Interi për titull: “Më ka impresionuar Sensi dhe trajneri. Mendoj se janë hedhur bazat për të bërë mirë. Trajneri është i zoti edhe në deklaratat që bën dhe për shpirtin që i transmeton skuadrës. Është i zoti në zanatin e tij dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Mundësitë janë për të luftuar për titullin, kjo është e rëndësishme”.

Gjykimi për Sensin: “Besoj se askush nuk e priste të ishte kaq i fortë. I ka dhënë një lloj shpejtësie skuadrës, ngjan me Sneijder. Ka ndryshuar mekanizmat e ekipit. Derbi? Në derbi nuk mund të thuash gjë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco