FOTO/ Trump dekoron me Medaljen e Lirisë legjendën e sportit

FOTO/ Trump dekoron me Medaljen e Lirisë legjendën e sportit

08:57, 17/09/2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Donald Trump, dekoroi me medaljen e Lirisë legjendën e bejsbollit, Mariano Rivera.

Ceremonia e dhënies së medaljes ish-lojtarit që luajti për 19 sezone në Major League Baseball për skuadrën e New York Yankees u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Presidentit të SHBA-ve, Melania Trump, e cila në Facebook postoi disa foto dhe një status, në të cilin shkruan: “Krenar që njoha Mariano Rivera, i cili erdhi në Shtëpinë e Bardhë për të marrë Medaljen e Lirisë. Ne e vlerësojmë karrierën e tij të jashtëzakonshme në bejsboll dhe aftësinë për të bashkuar njerëzit jo vetëm përmes dashurisë ndaj lojës, por edhe përpjekjeve të tij filantropike”.

       

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

      Komentet

      Shto koment

      Denonco