Torino humb përballë Lecce-s, Interi i vetëm në krye të Serie A

Torino humb përballë Lecce-s, Interi i vetëm në krye të Serie A

23:41, 16/09/2019

Torino pësoi humbjen e parë në Serie A.

Skuadra e Ëalter Mazzarrit e kishte nisur sezonin me dy fitore radhazi, por sot u befasua duke humbur me rezultatin 2-1 ndaj Lecce-s.

Torino e nisi mjaft mirë ndeshjen dhe kishte kontrollin e lojës, por Lecce ishte vendosur mirë në fushë dhe mbante rrezikun larg portës së Gabriel, ndërsa befasoi në minutën e 35-të, kur në një kundërsulm, kaloi në avantazh me anë të Farias.

Torino reagoi menjëherë, por golin e gjeti vetëm në minutën e 58’, kur Simone Zaza fitoi një 11-metërsh, të cilin e ekzekutoi saktë kapiteni Belotti, duke rikthyer baraspeshën.

Ky gol çliroi vendasit, që u hodhën në kërkim të golit të fitores, por “harruan” prapavijën, teksa në një zbritje tjetër, Lecce arriti të mposhtë për herë të dytë Sirigun, këtë herë me anë të Mancosu.

Vendasit nisën edhe njëherë misionin për të rikthyer të paktën baraspeshën ,teksa në minutat shtesë pretenduan për një 11-metërsh, ku Rispoli mbajti në zonë kapitenin Belotti, por arbitri pasi u konsultua me pamjet në VAR, vendosi të mos e akordojë.

Ishte Lecce që festoi fitoren e parë në Serinë A, ndërsa Torino provoi humbjen e parë, duke lënë në krye të renditjes Interin, me zikaltrit që janë të vetmit që kanë marrë pikët e plota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco