Ter Stegen: Synojmë triumfin në Champions, por mungesa e Messit...

Ter Stegen: Synojmë triumfin në Champions, por mungesa e Messit...

23:24, 16/09/2019

Ter Stegen e ka pranuar se në shtëpinë e Barcelonës kanë si qëllim që të fitojnë trofeun e Champions Leagues.

Në një deklaratë për mediat, portieri gjerman e pranoi se nuk do të jetë një sfidë e lehtë përballja me Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”.

 “Gjithmonë kemi si objektiv Champions Leaguen. Vitin e kaluar dështuam në një moment shumë të rëndësishëm. Në këtë klub gjithmonë duhet të luftosh, sidomos për Ligën e Kampionëve, por edhe të gjitha garat që luajmë. Ne do të japim gjithçka

“Messi është një shembull për shumë njerëz. Gjithmonë është mungesë kur nuk është prezent futbollisti më i mirë në botë dhe mungesa e Messit ndihet.

Ai foli edhe për ish-sulmuesin e Barcelonës, tashmë pjesë e Borussia Dortmundit, Paco Alcacer.

“Alcacer nuk ka ndryshuar kurrë. Ai po tregon nivelin e tij. Ishte një vendim shumë i zgjuar që të vinte në Dortmund për të kërkuar minuta”, theksoi mes tjerash Ter Stegen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco