Napoli-Liverpool/ Lista e lojtarëve në Champions, Ancelotti merr vendim për Hysaj-n

Napoli-Liverpool/ Lista e lojtarëve në Champions, Ancelotti merr vendim për Hysaj-n

22:33, 16/09/2019

Klubi i Napolit nëpërmjet faqes së saj zyrtare ka bërë publike emrat e lojtarëve që ka grumbulluar për takimin e së martës kundër Liverpoolit e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

Ajo që bie në sy, është se mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, është harruar tërësisht nga Ancelotti. Shkodrani nuk është grumbulluar fare për këtë takim dhe nuk do të jetë as në stolin e rezervave.

Mesa duket, as forma e mirë me Shqipërinë, ku ia doli për të shënuar edhe një gol ndaj Islandës, nuk e ka bindur teknikun italian për ta pasur mes të grumbulluarve.

LISTA: Allan, Callejon, Di Lorenzo, Elmas, Fabian Ruiz, Ghoulam, Insigne, Koulibaly, Karnezis, Llorente, Lozano, Luperto, Maksimovic, Malcuit, Manolas, Mario Rui, Meret, Mertens, Milik, Ospina, Younes, Zielinski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco