A do të luajë Messi kundër Dortmundit? Ja çfarë thotë Valverde

A do të luajë Messi kundër Dortmundit? Ja çfarë thotë Valverde

21:27, 16/09/2019

Ernesto Valverde ka folur në prag të sfidës kundër Borussia Dortmundit në Champions League.

Në një reagim për mediat, Valverde, e la ende në enigmë aktivizimin e Leo Messit.

“Messi është stërvitur mirë me grupin në stërvitjet e fundit. Do të vendosim nesër nëse do të luajë apo jo. Javën e kaluar nuk ishim të sigurt, por ka pasur një përmirësim të shkëlqyeshëm”, tha Valverde.

Barcelona më parë konfirmoi që Messi është rikthyer në stërvitje dhe do të jetë gati për për debutimin në sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco