'Ylli' e Realit rrëfen dramën: Mendoja se do të humbja këmbën...

'Ylli' e Realit rrëfen dramën: Mendoja se do të humbja këmbën...

20:58, 16/09/2019

Ferland Mendy i transferuar këtë verë te Real Madrid, ka rrëfyer disa nga detajet e së kaluarës së tij të afërt. Nga transferimi i munguar te PSG te transferimi në Spanjë, por, mbi të gjitha, ai ka folur për momentin më të vështirë të karrierës, kur ka patur frikë se mund të humbte njërën këmbë.

Në një intervistë të dhënë për Canal+Francë, ai ka thënë: "Pjesa më e vështirë e karrierës sime ka qenë problemi që kam pasur në ije kur isha te PSG (moshat). Doktori më tha se mund të ishte i detyruar të bënte një amputim". Një frikë kjo që ka mbetur e tillë, duke parë se futbollisti ka arritur të kalojë problemet dhe të ndryshojë karrierën e tij, duke kaluar nga moshat e  PSG-së te Le Havre dhe më pas te Lyon, klubi që e ka lejuar të bëjë hapin e madh dhe të kalojë te Real Madrid.   

"Në 2017-ën më ka kërkuar PSG, por unë kisha rënë dakord me Lyon. Kur një klub të kërkon në momentet e fundit, kjo do të thotë se nuk ishe zgjedhja e parë. Real Madrid? Kur kam nënshkruar kontratën ishin mamaja dhe motrat e mia me mua".

"Mamaja ime ishte shumë krenare. Unë isha shumë i stresuar gjatë prezantimit tim dhe kur kam parë tifozët. Një ditë përpara i kisha thënë vetes se nuk duhej të bëja lëvizje të tepruara me topin. Miqtë e mia vazhdojnë të ma thonë", ka thënë Mendy në lidhje me prezantimin e dështuar me madrilenët, që bëri xhiron e internetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco