Real Madrid merr lajmin e keq në prag të përballjes me PSG-në

Real Madrid merr lajmin e keq në prag të përballjes me PSG-në

19:44, 16/09/2019

Real Madridi ka konfirmuar se Marcelo nuk do të luajë në përballjen ndaj Paris Saint-Germain e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

Mbrojtësi brazilian pësoi lëndim fundjavën e kaluar në fitoren 3-2 ndaj Levantes në La Liga.

Lojtari 31-vjeçar pësoi lëndim në pjesën e parë të ndeshjes, por arriti që të luante gjatë gjithë takimit, ndërsa Los Blancos kanë konfirmuar të hënën se ai nuk do të luajë ndaj parisienëve.

Marcelo i bashkohet lojtarëve të tjerë të lënduar si, Isco, Luka Modric dhe Marco Asensio, me Zinedine Zidane që përballet me një krizë të lëndimeve të lojtarëve në “Santiago Bernabeu”.

Brahim Diaz dhe Fede Valverde nuk do të luajnë po ashtu ndaj kampionit të Ligue 1, pasi nuk do të kthehen deri në fund të këtij muaji.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco