Conte: Barça nuk është e lumtur që do të përballet me Interin në Champions

Conte: Barça nuk është e lumtur që do të përballet me Interin në Champions

17:41, 16/09/2019

Antonio Conte thotë se përballja me skuadrat e mëdha në Champions do të jetë mënyra më e mirë për të testuar fuqinë e Interit.

Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, Conte thotë që Barcelona nuk është e lumtur që do të përballet me zikaltrit.

“Ne duam t’i bëjmë tifozët tanë krenarë, duke luajtur një lloj futbolli që i emocionon dhe me të cilët ata mund të identifikohen”, tha Conte.

“Ka shumë faktorë që duhet të merren parasysh, të tilla si forma, pezullimet dhe lista e ndeshjeve. Të kesh Barcelonën në grupin tonë do të jetë interesante.

“Do të jetë një lojë që na shtyn të japim më të mirën. Unë gjithashtu besoj se ata nuk janë të lumtur të përballen me Interin.

“Përballja me skuadrat e mëdha do të jetë mënyra më e mirë për Interin të shohë se ku ndodhet”, u shpreh tekniku italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco