ZYRTARE/ De Gea rinovon me Man United, zbulohet sa fiton me kontratën e re

ZYRTARE/ De Gea rinovon me Man United, zbulohet sa fiton me kontratën e re

16:56, 16/09/2019

Portieri i Manchester United, David De Gea ka nënshkruar kontratë afat gjate me klubin që do ta mbajë atë në Old Trafford të paktën deri në qershor të vitit 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai do të fitojë 13 milionë paundë në sezon, rreth 14 milionë euro. 28-vjeçari i është bashkuar United në vitin 2011 dhe po kalon sezonin e tij të 9 në "Old Trafford".

"Nuk e mendoja kurrë se do të qëndroja kaq gjatë tek United dhe të bëja rreth 350 ndeshje. Si një nga senatorët e ekipit dua të qëndroj këtu dhe të ndihmoj skuadrën të rritet", - tha "Gardiani i portës" ndër të tjera.

De Gea me fanellën e Manchester United ka fituar titullin kampion në Premier League, Kupën FA, Kupën e Ligës, Uefa Europa League dhe Superkupën e Anglisë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco