Zgjodhi Raiolën si menaxher, Insigne siguron tifozët e Napolit

Zgjodhi Raiolën si menaxher, Insigne siguron tifozët e Napolit

14:34, 16/09/2019

Lorenzo Insigne ka sqaruar menjëherë tifozët e Napolit me një deklaratë të tijën ku shpjegon zgjedhjen se përse i është bashkuar menaxherit të mirënjohur Mino Raiola dhe tashmë do të jetë një klient i tij.

Kjo lëvizje e Insignes ka trembur tifozët e kaltër, të cilët mendojnë se lojtari e ka bërë diçka të tillë për t’u larguar nga Napoli në merkaton e dimrit ose në atë të verës së ardhshme.

Në një intervistë Insigne ka deklaruar: “Dua të sqaroj menjëherë këtë çështje, gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj te Napoli dhe do të jap gjithmonë maksimumin për këtë fanellë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco