Casillas hedh idenë interesante për ‘Topin e Artë’: Duhet të japin çmim për çdo rol në fushë

Casillas hedh idenë interesante për ‘Topin e Artë’: Duhet të japin çmim për çdo rol në fushë

13:46, 16/09/2019

Iker Casillas ndoshta nuk pati lamtumirën e merituar nga futbolli. 

Spanjolli vuajti nga një sulm në zemër gjatë një seance stërvitore me Porton, por fatmirësisht situata e vështirë kaloi shpejt.

Ndërkohë, tashmë Casillas ka marrë një rol drejtues te klubi portugez, teksa gjithashtu kujdeset edhe për rikuperimin e tij të plotë.

Së fundmi, nëpërmjet rrjeteve sociale, legjenda e portës ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndryshme nga fansat.

Kështu, Casillas ka dhënë mendimin e tij rreth portierit më të mirë aktualisht, teksa është shprehur se është e vështirë, por nëse i duhet të zgjedhë, atëherë ai është Jan Oblak i Atletiko Madridit.

Ndërkaq sipas Casillas, Juventusi është përforcuar në merkato dhe është pretendente për Ligën e Kampionëve, por është ende fillimi dhe shpejt për të folur.

Sa i përket Topit të Artë, ish-portieri i Spanjës, theksoi se duhet të jepet një çmim për çdo rol.

“Van Dijk duket se është mbrojtësi më i mirë i sezonit të kaluar. Por, ‘Topi i Artë’ është një çështje e vështirë. Duhet të japin çmim për çdo rol në fushë”, tha Casillas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco