Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Mandzukic pranon ofertën e këtij klubi

Mandzukic pranon ofertën e këtij klubi

12:31, 16/09/2019

Edhe pse ka qenë një nga lojtarët që aktivizohej më shumë nga Massimiliano Allegri për shkak edhe të përshtatshmërisë së tij në shumë role të sulmit, me largimin e teknikut livornez dhe ardhjen e Sarrit, Mario Mandzukic ka humbur shumë shkallë në hierarkinë e sulmit të skuadrës bardhezi, duke zbritur në rreshtin e fundit.

Për këtë arsye bomberi kroat ka vendosur të largohet nga Torino që në shtator, pasi nuk dëshiron të ngrohë stolin.

Mesa duket Mandzukic i ka thënë po ofertës që i ka mbërritur nga Katari, teksa ka pranuar të transferohet te skuadra e Al-Gharafa.

Në Katar 33-vjeçari do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e Juventusit për kartonin e lojtarit Al-Gharafa do të derdhë 10 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco