Kovac kritik ndaj Bayernit: Duhet të bëjmë më shumë

Kovac kritik ndaj Bayernit: Duhet të bëjmë më shumë

11:37, 16/09/2019

Trajneri i Bayern Mynchen, Niko Kovac, është shprehur i pakënaqur me skuadrën e tij pas barazimit ndaj Leipzig.

Në fundjavën që kemi lënë pas, Bayern Mynchen luajti në transfertë me Leipzig, duke mos arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1.

Ky rezultat duket se nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Niko Kovac, i cili beson se skuadra e tij duhet të bëjë më shumë me superioritetin e saj.

“Duhet të bëjmë më shumë me superioritetin tonë. Në fund, rezultati ishte zhgënjyes. Patëm më shumë mundësi, luajtëm mirë, por patëm 2 pikë më pak sesa kemi planifikuar”, ka thënë Kovac.

“Luajtëm një pjesë të parë sensacionale. Paraqitja më e mirë deri më tani. Pas asaj, e gjetëm vetën në telashe. Do të marrim gjërat pozitive nga loja, pasi luajtëm lojë mjaft të mirë”, ishin fjalët e teknikut kroat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco