Shpërthen Mateo Salvini: Milani i turpshëm, po luan gjithnjë e më keq

Shpërthen Mateo Salvini: Milani i turpshëm, po luan gjithnjë e më keq

10:18, 16/09/2019

Milani ndryshoi trajner, por Mateo Salvini nuk bën të njëjtën gjë me mendimet e tij.

Përkundrazi, ish-ministri i brendshëm italian (la detyrën 10 ditë më parë) ka sulmuar Marko Giampaolon dhe drejtuesit kuqezinj, të cilët i quan fajtorë për paraqitjen e Milanit.

Ekipi aktual më duket një kopje e shëmtuar e atij të sezonit të kaluar. Vërtet që janë luajtur vetëm tri ndeshje kampionati, por vërej se ndryshojmë trajnerë dhe jo rezultate. E gjitha kjo më duket e turpshme. Boban dhe Maldini kanë qenë dy lojtarë të mëdhenj, por nuk më duken se do të jenë po aq të mëdhenj si drejtues. Ky Milani po luan gjithnjë e më keq”, deklaroi Salvini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco