‘Partizani dhe Tirana janë për titull’

‘Partizani dhe Tirana janë për titull’

09:03, 16/09/2019

Shkëlqim Muça, në analizën e tij që ka bërë për kampionatin shqiptar, beson se për titull kampion këtë vit do të jetë një diskutim mes Partizanit dhe Tiranës, ndërsa Kukësi është larg tyre.

Në “Rubrika Sportive” ai shpjegoi problemet që shiheshin te Partizani e Kukësi në këto momente, ndërsa vlerësoi grintën me të cilën kishte nisur kampionatin skuadra bardheblu.

“Kjo Tiranë ka uri, ka grintë, futet në kampionat me synim të qartë, e shoh në lojë, e sheh në 90 minuta se luan me dëshirë, i afrohet shumë herë portës. Ka grintën e duhur për të fituar, plus ka cilësi. Ne kemi kritikuar nivelin e lojtarëve vitin e kaluar, tani është ekip më i plotë mes emrave me eksperiencë. Mund të thuash që është mes skuadrave për titull, po vazhdoi me këtë ritëm me ndonjë përmirësim në merkaton e janarit, është kryesore për titull. Në mbrojtje duhet një lojtar lider në qendër të mbrojtjes, nuk them që nuk ka lojtarë të mirë edhe tani.

Më pëlqeu Laçi se ishte ekip i mirë taktikisht, pashë skuadër që vështirë se u kap në vështirësi, edhe pse në minutat e fundit la fushë.

Atë ndërrim që bëri Partizani në sulm, nuk është normale rreshtimi me 3 prapa kur ka një sulmues vetëm kundërshtari. E bëri këtë vetëm në minutat e fundit ku Partizani mori superioritet. Shoh që Mala ka dalë jashtë natyrës, e ka nxjerrë jashtë loje, vertikalizon mirë dhe ka bërë gola. Nuk iu afrua portës, luan 100 metra, ka shumë distancë e duhet të merret me mbrojtjen. Më afër portës i shkoi Laçi sa Partizani. Nuk e mendoj Partizanin një ekip larg Tiranës, mendoj se Partizani me Tiranën do të shkojnë deri në fund për titull.

Kukësi nuk ka agresivitetin e duhur, nuk duket sikur do ta marrë fitoren me patjetër, ajo që i mungon është agresiviteti. E nis ndeshjen me një linjë e nuk ndryshon, është shumë e hapur në fushë e nuk luan në bllok, nuk i krijon presion kundërshtarit.  Ka cilësi, edhe pse janë disa që nuk janë në formë maksimale, është grup që nuk është konsoliduar. Është e rëndësishme që skuadra të mbajë në presion e sulmojë në të gjitha drejtimet. Ata që janë në sulm, duken shumë në gjumë, janë natyra si Shkurtaj a ndonjë tjetër, nuk kanë agresivitet”, tha Muça.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco