Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Mes drithërimave, Milani merr fitoren e dytë radhazi në Serie A

VIDEO/ Mes drithërimave, Milani merr fitoren e dytë radhazi në Serie A

22:49, 15/09/2019

Milani mes drithërimave ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Veronas e vlefshme për javën e tretë në Serie A.

Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin minimal 1-0 verdhezinjtë, ndërsa golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi Piatek, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 65’ “ylli” polak u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhuruar në këtë mënyrë Milanit fitoren e dytë radhazi.

Vlen të theksojmë që në minutën e 83’ ishte sërish Piatek i cili realizoi për Milanin, por menjëherë ndërhyn teknologjia VAR. Gjyqtari Gianluca Manganiello mori vendimin për të anuluar golin pasi u konstatua që sulmuesi polak shkaktoi faull në dëm të portierit.

Mariusz Stepinski (21’) për Verona-n dhe Davide Calabria (90+5’) i Milanit u ndëshkuan me kartonin e kuq.

Pas kësaj fitore, Milani pozicionohet në vendin e 7-të me 6 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco