Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrëfehet Edi Reja: Roshi problematik! Se ç’bën në fushë, ma heq trurin kur shikon...

Rrëfehet Edi Reja: Roshi problematik! Se ç’bën në fushë, ma heq trurin kur shikon...

16:56, 15/09/2019

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka zgjedhur lojtarin problematik që shpesh herë e bën me “dhimbje koke”.

Në një intervistë për Orinda Hutan në “Jo Vetëm Modë”, tekniku italian tha që Odise Roshi ndonjëherë me sjelljen e tij i sos durimin, por nuk i kurseu elozhet për “yllin” kuqezi.

Orinda Huta: Le te flasim pak për djemtë e Kombëtares. Cili të bën me dhimbje koke?

Reja: (duke qeshur) Djemtë sillen me shumë respekt, kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë të mirë me njeri- tjetrin, jemi të bashkuar.

Por meqë më pyet, ai që ma sos durimin në mënyre të pashembullt është Roshi. Sepse Roshi ka cilësi shumë të veçanta si lojtar, mirëpo ka këtë problem, që ai nuk është asnjëherë aty. Përqendrimi nuk është pjesë e jetës së tij. Ndonjëherë e merr aq me të lehte, sa…Jo se nuk e bën dot, sikur vetëm të përfshihej pak më shumë.

Se ç’bën në fushë… e mban kokën ulur, shikon barin… këto gjera ma heqin trurin. Por, ka dhunti të jashtëzakonshme. Goditjen, forcën, i ka të gjitha. Kur është në loje, s’e kap dot njeri.

 

Orinda Huta: Cila është ajo këshille që ua thoni gjithmonë djemve?

Reja: Duhet të jenë të vetëdijshëm, se individualizmi në një skuadër, nuk ekziston. Kur shikoj lojtarë që mendojnë për veten, që duan të bien në sy, nuk më pëlqen. Është e domosdoshme të mendojnë si skuadër.

Pak nga pak, po e mësojmë këtë të gjithë bashkë. Pastaj është edhe pjesa taktike, shumë e nevojshme të jenë të përqendruar.

Unë e ndërtoj lojën me 3, sepse dua ta ndërtoj skuadrën nga pas, nuk mund ta ndërtosh gjithmonë në pjesën e përparme pasi ka mbrojtje shumë të fuqishme. Pastaj, nëse del mundësia për të bërë loje vertikale, s’na e ndalon askush ta bëjmë, duke krijuar surpriza. Aq me tepër tani, që kam një mesfushe të fortë nga ana teknike, me Baren, me Xhasulen…Pastaj, kemi edhe të rinj, të U21-shit të cilët po i ndjek. Tani do të thërrasim një lojtar të ri, Kumbulla, të cilin e pashë këtë javë në fushë dhe mund të them se s’ka asnjë dallim me të tjerët", pëfundoi Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco