Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Debutimi i Hazard, Courtios: Më mërziti në disa momente!

Debutimi i Hazard, Courtios: Më mërziti në disa momente!

08:58, 15/09/2019

Thibuat Courtois ka një miqësi të hershme më yllin e ri të Real Madrid Eden Hazard. Të dy janë pjesë e kombëtares së Belgjikës e së fundmi janë bashkë dhe tek skuadra madrilen.

Image

Pas ndeshje gardiani i portës së Los Blancos komentoi debutimin  Hazard me fanellën e Reali, 27 vjeçari shprehu vlerësimet maksimale , por tha se dhe në disa momente e mërziti sepse e humbi topin.

“Aksionin që bëri mund ta shndërronte në gol. Ai ka shumë kualitet me topin. Më mërziti në disa momente (e thotë duke qeshur), sepse e humbi topin shumë shpejt. Mirëpo, në fazën sulmuese është i jashtëzakonshëm dhe bën diferencën. Vinicius gjithashtu bëri një ndeshje të madhe dhe jam i sigurt që shumë shpejt do të vijë goli”, tha Kurtua. Gardiani i madrilenëve foli edhe për fitoren.

“Në fundin e pjesës së parë ishim duke menduar seriozisht për ta mbajtur portën të paprekur, por nuk e nisëm mirë. Kishim frikë se mos humbnim sërish pikë, por ia dolëm që të fitonim. Në fund bëra një pritje ku shpëtova skuadrën, por kjo është puna ime. Duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar akoma më shumë”, tha portieri i Realit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco