VIDEO/ Valverde magjepset nga Fati: Kjo paraqitje ishte e ekzagjeruar

VIDEO/ Valverde magjepset nga Fati: Kjo paraqitje ishte e ekzagjeruar

08:21, 15/09/2019

Ansfu Fati ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e tij me Barcelonën. 16 vjeçari po thyen rekord mbas rekordi me fanellën blaugrane. Edhe trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, i tha disa fjalë për paraqitjet që zhvilloi i riu mbrëmjen e djeshme.

Tekniku u shpreh se Fati ka diçka speciale.                  

Ai është një lojtar që ka diçka speciale, për moshën e tij duket se është më i pjekur. Ajo që shihet në stërvitje është e njëjta me atë që shihet tani në fushë. Kjo e sotmja (dje) ishte e ekzagjeruar: shënon, jep pasim për gol dhe thuajse shënoi përsëri’, shpjegoi trajneri.

“Tani gjithçka varet nga personaliteti i tij. Ai po formohet si lojtar dhe duhet të asimilojë procesin. Duhet edhe të kontrollojë lojën e tij se është mes yjesh përveçse është në ekipin e parë”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

Lojtari ka tërhequr vëmendjen e Federatës Spanjolle dhe trajneri i Spanjës, Robert Moreno tregoi sot se po punohet për afrimin e tij në përfaqësueset e moshave, pasi futbollisti është më origjinë nga Guinea Bisau. Është

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco