Edhe pa Messin, Barcelona shpartallon Valencian

Edhe pa Messin, Barcelona shpartallon Valencian

23:09, 14/09/2019

Barcelona ka marrë një fitore të madhe, mbrëmjen e sotme ndaj Valencias në “Kamp Nou”.

Skuadra e drejtuar nga Valaverde ka mundur 5-2 kundërshtarin dhe ka treguar se është rikthyer në formë.

Ishte Fati ai që hapi serinë e golave në minutën e tretë, pas një asisti të De Jong.

Holandezi, katër minuta më vonë, e mori vetë situatën në dorë dhe shënoi të dytin.

Gameiro në të 29-tën, ngushtoi diferencën për Valencian, që u duk se do të rivalizonte deri në fund.

Në pjesën e dytë dhe më saktë në minutën e 52-të, Pike shënoi të tretin.

Më vonë nisi “show” i Suarezit, i cili vetëm një minutë pasi u fut në lojë shënoi të katërtin. 

Në minutën e 82-të sërish Suarez vulos manitën për Barçën.

Gomez nuk kishte thënë fjalën e fundit dhe shënoi të dytin për Valencia në shtesë.

Tashmë katalanasit shkojnë në vendin e katërt, në kuotën e 7 pikëve, dy më pak se Atletico dhe një më pak se Reali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco