Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Shënoi ndaj Skënderbeut, djali i presidentit të Tiranës tregon për bonusin e premtuar nga i ati

Shënoi ndaj Skënderbeut, djali i presidentit të Tiranës tregon për bonusin e premtuar nga i ati

22:18, 14/09/2019

Grent Halili erdhi nga stoli dhe shënoi golin që i riktheu Tiranës avantazhin, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes dhe në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport zbuloi edhe një premtim të babait të tij, që është edhe president i bardhebluve.

Keni vënë bast se do të jeni golashënues i kampionatit?

Bast nuk kam vënë, por gjërat kanë shkuar më mirë se sa e mendoja, nga ana personale. Më gëzon fakti që fituam sepse mbetemi në kreun e renditjes.

Cila është ndjesia kur futesh nga stoli dhe shënon?

Është më bukur kur futesh nga stoli dhe shënon, se sa kur e nis titullar. Kam pasur një problem shëndetësor e nuk jam stërvitur shumë gjatë javës. Nuk e prisja dhe kjo ma shtoi më shumë gëzimin për golin.

Çështja e kontratës, do rinovosh me presidentin? Cili ishte mesazhi i parë pas ndeshjes?

Me presidentin nuk kam biseduar akoma. Më ka thënë se nëse vazhdoj të shënoj, do më japë një bonus, bashkë me Osmanin. Që kur ka ardhur Osmani, kam filluar me të dhe më ka sjellë fat. Motra më bëri një mesazh emocionues dhe do e falënderoj në shtëpi.

Ke ardhur në një moment, që vijnë rrallë në jetë. Duhet të jesh bashkë me ekipin, në çdo moment, e të mos tërhiqesh edhe nga një dëmtim i vogël…

E vërtetë, këto gjëra m’i kanë thënë. Këto këshilla i mirëpres gjithmonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco